Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më dukej si ëndërr e pamundur”, Bardhi tregon si nisi të merrej me muzikë

schedule21:50 - 17 Maj, 2021

schedule 21:50 - 17 Maj, 2021

Reperi i njohur Bardhyl Idrizi, ose siç njihet ndryshe me emrin Bardhi, ka folur këtë të hënë për karrierën e tij muzikore.

I pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari, ai ka treguar se si nisi të merrej me muzikë.

Bardhi u shpreh se që kur ishte i vogël shkruante tekste dhe më vonë nisi t’i këndonte ato.

Në shkollë fillore kam qenë i mirë në shkrim në gjuhë shqipe dhe aty kam kuptuar që mund të bëj rima. Në atë kohë kanë qenë shumë të çuditshme. Më vonë nisa të shkruaj tekste për të parë se sa i mirë jam në shkrim. Jua tregoja shokëve, familjes dhe atyre u pëlqenin. Që atëherë kam shkruar dhe nuk jam ndalur më. Fillova të këndoj kur isha 16-17 vjeç, ishte shumë e vështirë të depërtoja dhe më dukej si ëndërr e pamundur. Nuk kisha guxim të filloja derisa vendosa të filloja. E mora guximin dhe nuk e lashë më”, tha ai.

Kujtojmë që këngët e Bardhit numërojnë miliona klikime në Youtube si “Diva”, “Lot”, “Do të doja’ dhe “Du&Ich”. Këto janë vetëm disa nga hitet që ka sjellë këtë periudhë të shkurtër të vitit 2021./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!