“Më duhej të mbaja prindërit ekonomikisht”, menaxherja e shitjeve tregon disfatën më të madhe të jetës

schedule22:45 - 12 Maj, 2021

schedule 22:45 - 12 Maj, 2021

Mbrëmjen e sotme në emisionin “E ardhmja është vajzë” përballë njëra-tjetrës janë dy vajza vërtetë të forta.

Bëhet fjalë për spikeren e lajmeve Blerta Tafani dhe për menaxheren e shitjeve në Century 21, Arlinda Kora.

Kjo e fundit ka ndarë me shikuesit një moment të vështirë nga jeta e saj, kur i është dashur së bashku me dy motrat e saj më të vogla të mbajë familjen ekonomikisht.

Megjithatë, Arlinda ka thënë se kjo situatë pavarësisht se ishte vetëm 27-vjeçe, e ka ndihmuar të hap sytë dhe të kuptojë realitetin.

“Në vitin 2013 kishim mbaruar studimet, unë dhe motra ime erdhëm në Tiranë. Por na ra për pjesë të kujdeseshim ne për familjen. Unë si vajza e madhe e familjes kisha shumë përgjegjësi. Isha diku 27-28 vjeçe. Ndodhi diçka dhe duhet të kujdeseshim. Kur e mendoj sot them shyqyr që ndodhi se na hapi sytë. Megjithatë për mua shëndeti është shumë i rëndësishëm edhe shoqëria që na mbështeti. Nuk është turp të thuash që do kontribuosh në familje. Ne jemi tre goca shumë të forta dhe ia dolëm”, rrëfeu ajo me plot emocione./abcnews.al