Me drogë që kapte vlerën e 100 mijë eurove në makinë, pranga shqiptarit në Itali

schedule12:58 - 28 Mars, 2024

schedule 12:58 - 28 Mars, 2024

Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e trafikut të drogës, raportojnë mediat italiane. Arrestimi i tij u bë në Trento, teksa i riu shqiptar po lëvizte me një makinë. Policët dyshoi se kishte diçka që nuk shkonte me drejtuesin e mjetit, kur papritur ndryshoi drejtim sapo i pa.

Pas ndaluan makinën, policët vunë re se 31 vjeçari ishte i nervozuar. Më pas, ata ushtruan një kontroll në makinë, ku gjetën dy pako kokaine të fshehura në bagazhin e makinës. Kokaina kapte peshën e 600 gramëve dhe nëse do të shitej do të kapte vlerën e rreth 100 milionë lekëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!