“Me drogë fitoja më shumë se në futboll, por nuk jam Pablo Escobar”, ish-lojtari spanjoll tregon anekdotën e jetës së tij

schedule09:48 - 12 Shtator, 2023

schedule 09:48 - 12 Shtator, 2023

Ish-lojtari i Malaga dhe Rayo Vallecano, Sergio Contrearas “Koke”, u dënua majin e kaluar me gjashtë vjet burg, pasi pranoi se ishte në krye të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kanabisit, sasia e së cilës transportohej më pas në Europë. Kohët e fundit, ai ka treguar disa anekdota për “Canal Football Club”, në “Canal Plus France”.

“Jeta është pak e komplikuar. Duhet të paguash për budallallëqe. Duhet t’i japim fund kësaj sa më shpejt. Unë vij nga një lagje në Malaga ku të gjithë miqtë e mi janë që në fëmijëri. Kam kontakte kudo, por unë nuk jam Pablo Escobar. Kur dëgjon termin trafikanti ndërkombëtar, thua “Çfarë dreqin kam bërë””, shpjegon ish-lojtari 40 vjeçar.

“Si futbollist, je me fat që fiton shumë para. Kam fituar ndoshta një milion euro në vit. Në biznesin tjetër, fitoja 2 milionë euro në muaj, por rrezikon jetën. Në Francë mund të të vrasin shumë shpejt për këtë. Këtu në burg mund të të vrasin, por nuk kam frikë.”

“Koke” debutoi në Kategorinë e Parë me Malaga në sezonin 2002-2003, kur ishte vetëm 19 vjeç, dhe më vonë luajti tre sezone për Marseille. Ai gjithashtu luajti për Sporting de Portugal, Aris dhe RAyo Vallecano./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!