Me dokumente polake drejt Anglisë, kapet mat shqiptari në Itali

schedule11:28 - 9 Nëntor, 2020

schedule 11:28 - 9 Nëntor, 2020

Policia  italiane ka vënë në pranga një 24 vjeçar shqiptar i cili tentoi që nëpërmjet një karte identiteti polake të shkonte në Londër.

Mediat fqinje bëjnë me dije se, shqiptari u kap në aeroportin Tessera ku në kontrollin e pasaportave tregoi një dokument identifikimi të rremë, por e vlefshme për të emigruar.

Kontrolli i dokumentacionit zbuloi se dokumenti i identifikimit ishte falsifikuar në mënyrë shumë perfekte. Megjithatë, përpjekja e pasagjerit për t’iu shmangur kontrollit ishte e pasuksesshme, sepse agjenti i verifikimit vuri re se kishte një ndryshim të padukshëm midis dokumentit të treguar dhe atij origjinal.

Nga frika se mos e zbulonin, shqiptari nxori menjëherë një leje drejtimi polake për të bindur oficerin për vërtetësinë e kartës së identitetit. Por pas verifikimeve rezultoi se edhe karta e identitetit edhe patente ishin të falsifikuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!