Me dedikimin romantik, Hande Erçel tregoi gjithçka për lidhjen me aktorin turk

schedule19:51 - 4 Qershor, 2021

schedule 19:51 - 4 Qershor, 2021

Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë një ndër çiftet më të komentuar. Dyshja e famshme turke, të cilët interpretojnë bashkë në serialin “Sel Çal Kapimi”, konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë pasi u kapën mat gjatë pushimeve në Maldive.

Ata ndanë më pas foto nga pushimet duke i treguar botës se janë më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit. Ditën e sotme, aktori turk feston 34 vjetorin e lindjes dhe Hande i ka kushtuar disa fjalë të ëmbla. Ajo ka publikuar një foto ku shihen të përqafuar me njëri-tjetrin, ku ka shkruar:

“Qëndro afër njerëzve që janë si rreze dielli. Gëzuar ditëlindjen pjesa më e këndshme e jetës sime, kaq me fat që të kam.” Ndërkohë dhe Kerem ia ka kthyer me një koment, ku i ka shkruar: “Rrezja ime e dritës”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!