VIDEO/Me çizme dhe lopatë, Balla përvesh mëngët: Riparimi i kanaleve vaditëse, detyrë kryesore

schedule12:25 - 30 Maj, 2021

schedule 12:25 - 30 Maj, 2021

Taulant Balla bën me dije se në Bashkinë e Librazhdit pas investimit në ujin e pijshëm, kanë nisur investimet në sistemin e vaditjes.

Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” Balla bën me dije se investimi në sistemin e kanalit, rreth 10 km i gjatë mbulon me vaditje 1264 ha tokë bujqësore në fshatrat, Dorëz, Gizavesh, Librazhd Qendër etj.

Gjithashtu Investimi parashikon asfaltimin e 4.7 km kanal vaditës dhe ndërhyrjen me tuba çeliku aty ku ka rrezik shembje.

“Pasi kemi investuar në sistemin e ujit të pijshëm në Bashkinë e Librazhdit, me rëndësi është po ashtu dhe sistemi i vaditjes. Aktualisht jemi duke investuar në sistemimin e kanalit të mesit, rreth 10 km i gjatë, që mbulon me vaditje 1264 ha tokë bujqësore në fshatrat, Dorëz, Gizavesh, Librazhd Qendër etj.

Investimi parashikon asfaltimin e 4.7 km kanal vaditës dhe ndërhyrjen me tuba çeliku aty ku ka rrezik shembje. Prej kohësh fermerët e kishin pritur një investim të tillë dhe Bashkia e Librazhdit synon të vijojë edhe në zona të tjera me investime që lehtësojnë punën e fermerëve”, shkruan Balla bashkangjitur videos së publikuar, ndërsa thekson se këto ditë vëmendja është përqendruar në riparimin e kanaleve vaditëse.

 

 


/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!