“Me çantën e varur dhe pantallona “cowboy”, gazetari i kujton Alketa Vejsiut vitet e shkuara

schedule11:07 - 19 Korrik, 2020

schedule 11:07 - 19 Korrik, 2020

Ditën e sotme, moderatorja Alketa Vejsiu është bërë nostalgjike, duke u kthyer pas në kohë. Ajo ka kujtuar periudhën e shumë viteve më parë, kur prezantonte në radio.

Alketa ka postuar në Instagram një video, teksa dëgjon muzikë dhe pyet fansat nëse dikur i ka marrë ndonjëherë në intervistë.

“Degjoj muzike me ze te larte, ngas makinen, po eci ne rrugen e re Lushnje Fier dhe po kujtoj kohet e Top Albania Radios kur prezantoja Nje Kenge per Ty dhe Disco Lancio!
Te kam marre ndonjehere ne interviste me diktofon tek Parku Rinia?
Po kerkesen tende muzikore a ta kam lexuar ndonjehere?”, shkruan moderatorja.

https://www.instagram.com/p/CC0RoAAnvL5/

Ndërkohë komentet kanë qenë të shumta, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen, ka qenë ai i gazetarit Eni Shehu.

“Poo,  te kujtoj qe vec vrapoje me nje cante qe varej anash stil “doktoresh” dhe pantallona cowboy. Normalisht me syzet ikonike alla Anastacia te kohes”, komenton Eni./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!