DEVOLL/ Me çantat plot kanabis drejt Greqisë, arrestohen 2 persona nga policia kufitare

schedule07:55 - 19 Qershor, 2022

schedule 07:55 - 19 Qershor, 2022

Policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike në kufirin e gjelbër dhe ka vënë në pranga transportuesit.

Sipas informacioneve paraprake janë gjetur 3 çanta me lëndën narkotike cannabis sativa, të cilat janë në peshën 50-60 kilogram.

Po ashtu forcat e policisë kufitare kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, të cilët dyshohet se bënin transportin e lëndës narkotike drejt Greqisë.

Vazhdojnë hetimet nga ana e drejtorisë së qarkut të Korçës për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!