Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot seancën e radhës ku në rendin e ditës nuk kishte pika të forta që mund të shkaktonin përplasje, por kjo nuk e shmangu debatin për koronavirusin dhe probleme të tjera me akuzat e opozitës kundër qeverisë. “LSA” sjell një kolazh me foto të ministrave dhe deputetëve në momentin që mbërritën në Kuvend, por edhe lëvizjeve brenda sallës.