Një makinë tip “Cadillac” shpërtheu në flakë mbrëmjen e sotme në Durrës si pasojë e një defekti teknik në bombolën e gazit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45 në lagjen nr. 13, Durrës.
Makina me targa “AA 700 HI” drejtohej nga një qytetar me inicialet A.A. i cili ka dalë me shpejtësi duke shpëtuar me disa plagë të lehta.
ABC siguron pamjet e makinës dhe dëmeve që ka pësuar nga shpërthimi i bombolës së gazit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje./ db/Abcnews.al