Me birrat përpara, Kim dhe ambasadorët e dy shteteve që përballen në fushë ndjekin ndeshjen

schedule21:55 - 14 Qershor, 2021

schedule 21:55 - 14 Qershor, 2021

Spanja dhe Suedia përballen sot në fushën e blertë në kompeticionin europian të futbollit, ndërsa ambasadorët e këtyre dy shteteve në vendin tonë janë bërë bashkë me atë të SHBA Yuri Kim duke ndjekur ndeshjen.

Ka qenë Kim që ka ndarë foto nga sheshi Skënderbej, ku bashkë me tre ambasadorët është bashkuar edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Kim shprehet se është e dyzuar për kë të bëjë tifo, por nëse do luante Shqipëria nuk do kishte dyshime.

“Po ndodh në Sheshin “Skënderbej”. Jam e dyzuar – E dua Suedinë, por gjithashtu e dua edhe Spanjën. Do dëshiroja të luante Shqipëria sepse atëherë nuk do të kishte vend për dyshime,”- shkruan Kim krah fotove”, shkruan Yuri Kim. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!