“Me biografi universale”/ Dom Mark Pashkja: Leoni XIV, njeh strukturën e ipeshkve në mbarë botën. Doci: Papë i kompletuar

schedule20:27 - 21 Maj, 2025

schedule 20:27 - 21 Maj, 2025

Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Kishës Katolike në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për rëndësinë e figurës së Papa Leoni XIV.

Gjatë intervistës, ai vuri thekson tek biografia e Papa Leoni i XIV duke u shpreh se ka një biografi universale, ndërsa shtoi se ai njeh krejtësisht strukturën e mbarë ipeshkve në mbarë botën.

“Biografia e tij është universale, kemi të bëjmë një person lind e rrit në Amerikë, por shkolluar në Romë. Ka shkuar si misionar në Peru, dhe më pas është rikthyer në Vatikan si kreu i një prej dikasterëve më të rëndësishëm i Vatikanin. Pra nuk kemi një Kishë e përqendruar në Europë dhe ka si qëllim vetëm zhvillimin politik. Mund të thuhet se do të ishte reduktive ta identifikonin vetëm si pax amerikana. Nga informacione që kemi është një prej personave që njeh në realitet krejtësisht strukturën e mbarë ipeshkëve në mbarë botën. Kjo ka rëndësi për vetë strukturën e Kishës. Kur Selia e Shenjtë vendos një ipeshkv të caktuar në një kishë studion edhe karakterin e tij. Mos të harrojmë”, tha ai.

Ndërsa Pastori Ylli Doçi u shpreh se Papa Leoni XIV është i jashtëzakonshëm.

“Ai është një Papë i kompletuar i aftë dhe i angazhuar. Në mënyrë të qëllimshme nuk ka folur në anglisht fare. Mendoj që është një Papë më i jashtëzakonshëm. Identiteti i tij amerikan, pavarësisht se ai e zbeh sepse do të theksojë se është një Papë i të gjithë katolikëve”, tha Doçi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!