Me automatik në kryeqytet, kapet i riu

schedule09:42 - 18 Prill, 2019

schedule 09:42 - 18 Prill, 2019

Një i ri është arrestuar në Tiranë pasi lëvizte me armë zjarri. Shërbimet e policisë në komisariatin nr. 4 kanë njoftuar se kapja e tij u bë falë bashkëpunimit me qytetarët. 21-vjeçari, me iniciale A.Ç u ndalua fillimisht në rrugën “Fadil Deliu”. Gjatë kontrollit, uniformat blu i gjetën një armë zjarri automatike.

I riu nga kryeqyteti e kishte fshehur armën në një çantë, ku kishte gjithashtu dy krehra dhe një sasi fishekësh. Të gjitha ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Për 21-vjeçarin rëndon vepra penale e “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”./abcnews.al