Me armë zjarri pa leje në banesë, arrestohet 57 vjeçari në Tiranë

schedule08:44 - 7 Qershor, 2024

schedule 08:44 - 7 Qershor, 2024

Një 57 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit në Vilëz, Zall Bastar, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me krëhër e municion luftarak.

Ai u arrestua nën akuzën veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!