Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Korçë, në kuadër të operacionit të koduar “Again”.
Ky person mbante në banesë armë zjarri pa leje.
Ai ka kundërshtuar të hapë derën e banesës dhe ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë.
Pas thirrjeve të bëra nga ana e Policisë dhe ndërhyrjes profesionale, u bë e mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i tij, pasi ishte person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe municioni luftarak./abcnews.al


