Me armë dhe kokainë/Kush është i arrestuari Edevaldo Haxhiu dhe lidhja me bosin turk të kriptovalutave Faruk Ozer

schedule10:27 - 9 Mars, 2024

schedule 10:27 - 9 Mars, 2024

TIRANË- Personi që shihni në foto është 35-vjeçari, Edevaldo Haxhiu. Ai u arrestua mëngjesin e kësaj të shtune nga policia e Tiranës pasi në makinë i është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër e municion luftarak.

Ai u lokalizua dhe u kap në rrugën “Frang Bardhi” dhe nga kontrollet në makinë iu gjet një armë një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë.

Kush është 35-vjeçari Haxhiu?

Ai rezulton një person i skeduar nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se ndihmoi që të fshihej në Shqipëri bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer.

Kush është Faruk Ozer?

Faruk Ozer, ‘bosi’ i kriptomonedhave është dënuar 11,196 vjet burg. Ai akuzohet për krime të shumta përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash.

Ai u arrestua në Himarë, më 30 gusht 2022, dhe pas një procesi të gjatë gjyqësor drejtësia vendosi ekstradimin e tij drejt Turqisë. Ai u ekstradua në Turqi më 4 prill të vitit 2023.

Gjykata në Stamboll përveç Ozer, dënoi edhe dy vëllezërit e motrat e tij me burg, Serap Özer dhe Güven Özer, duke i shpallur ata fajtorë për mashtrim të rëndë. Mediat turke kanë raportuar se  ata janë dënuar gjithashtu me një gjobë të rëndë gjyqësore  rreth 5 milionë dollarë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!