“Me aq vendime sa marrim, bëjmë edhe gabime”, Rama: Janë të papranueshme kur bëhen qëllimisht për përfitime

schedule13:50 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 13:50 - 30 Dhjetor, 2024

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me aq shumë vendime që merren, është e pamundur që PS të mos ketë bërë gabime.

Në konferencën për gazetarët, kreu i qeverisë tha se gabimet janë të papranueshme kur bëhen qëllimisht për interesa personale.

“Sa i përket gabimeve, ju siguroj, besoj unë se do kemi bërë më shumë se 1. E them pa asnjë ironi. Të marrësh kaq shumë vendime sa merren në të gjitha nivelet dhe të mos calojnë, mua nuk më shqetësojnë gabimet që rezultojnë si të tilla kur një vendimmarrje merret me synimin që të bëhet gjëja e duhur. E papranueshme janë gabimet që bëhen me qëllim për të shfrytëzuar fuqinë e vendimmarrjes për përfitime të tjera. Për këto, secili përgjigjet individualisht. Sa i përket vendimmarrjeve që duke i parë më pas mbase nuk ishin në kohën apo formën e duhur, apo rruga, të jesh i sigurt që ka më shumë se 1 por në pikturën e madhe unë mendoj që faktet dhe rezultatet flasin vetëm”, tha Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!