“Me apo pa unazë, në 2020-ën dua të bëhem nënë”, ndjekësi i kujtoi deklaratën e bujshme, si i përgjigjet këngëtarja shqiptare

schedule21:59 - 6 Shtator, 2022

schedule 21:59 - 6 Shtator, 2022

Këngëtarja Era Rusi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit duke zbuluar më shumë detaje rreth saj. Njëri prej tyre i ka kujtuar një deklaratë të viteve më parë, ku shprehej se donte të bëhej nënë në vitin 2020. Kur u pyet asokohe se çfarë priste nga viti që po vinte, ajo pranoi se donte një fëmijë.

“Mendoj që në 2020-n, me unazë apo pa unazë, do doja të kisha një fëmijë. Tani kanë ecur aq shumë kohët, sa çdo femër që nuk ka një mashkull të denjë për të, mund të bëjë një fëmijë. Kështu që nuk është e thënë që të kem një unazë për të pasur një fëmijë”, u shpreh asokohe këngëtarja e mirënjohur.

Ndërkohë tani, ndjekësi ia ka kujtuar këtë deklaratë teksa shkruan: “Në një intervistë në 2019 ke thënë se në 2020 do të bëj beb me ose pa partner, po mbyllet 2022 dhe asgjë.” Megjithatë, këngëtarja ia ka lënë “fajin” virusit teksa ka shkruar: “Nuk e kisha planifikuar pandeminë”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!