“Mirëmëngjes, do vazhdojm për sot”!
Kështu e nis ditën prej 6 muajsh Rejdi Brahimi, i cili është i punësuar në Qendrën Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuar në kryeqytet. 26 vjeçari nga Tirana me spektrin autik kujdeset për të rinjtë me Aftësi Ndryshe.
Rejdi prej më shumë se një vit është bërë pjesë e qendrës, ndërsa muajt e fundit i është besuar edhe puna për tu kujdesuar për të rinjtë aty, ose siç ai i konsideron shokët dhe shoqet e tij.
Sa i lumtur je ti me punën që bën?
Jam shumë i lumtur që vij këtu në qendër dhe ndihmoj shoqet dhe shokët e mi të bëjnë detyrat edhe të argëtohen.
Kjo është puna jote e parë? Poo.
I emocionuar dhe krenar për punën që bën, Rejdi tregon për ABC News përgjegjësin që i kanë besuar.
Çfarë bën ti Rejdi konkretisht?
I pres poshtë edhe i ngjis lartë te salla që të shkruajnë ndonjë gjë edhe të argëtohemi.
Rejdi nuk kujdeset vetëm që të rinjtë të angazhohen me detyra, lojëra të ndryshme sportive, por i shoqëron anëtarët e komunitetit nga dera deri tek salla, madje i ndihmon ata edhe të ushqehen.
Ai kalon 8 orë në punë, ndërsa tregon edhe për vështirësitë e fillimit.
“Në fillim kisha turp të flisja”.
Kur e pyesin se cili nga shoqet dhe shokët e tij, mëson më shumë, ai përgjigjet kështu: Kush nga këta bën detyrat më mirë? Të gjithë….
Edhe pse me Aftësi të Kufizuar, Rejdi ka mbaruar arsimin profesional dy vjeçar për menaxhim zyre, ndërsa është plotë vizion dhe ëndrra për të ardhmen./abcnews.al