Të dielën kryeministri Edi Rama tha se vendimi i shumicës për Ballukun, nuk prek aspak rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Sipas sondazhit të “Zëri i Shqiptarëve” në ABC Neës, edhe 50.3% e shqiptarëve mendojnë po njësoj.
17.8% madje thonë se Shqipëria është akoma më afër BE. Vetëm 31.9% janë pesimistë se vendi tashmë është më larg anëtarësimit.
Kampioni për këtë sondazh është 1350 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.7%.



