Me 75 vota pro, Kuvendi miraton buxhetin 2025

schedule20:41 - 19 Nëntor, 2024

schedule 20:41 - 19 Nëntor, 2024

SHQIPËRI- Me 75 vota pro dhe 40 kundër, parlamenti i dha dritën jeshile në parim, projektbuxhetit të vitit 2025, i cili parashikohet të mbledhë në arkën e shtetit 7.5 miliard euro.

Përveç një tentative të deputetit Asllan Dogjani për bllokim të foltores, seanca u zhvillua normalisht edhe pas paralajmërimit të mazhorancës se në rast tensionet do kalohet direkt në votim.

Në emër të shumicës qeverisëse, Eduart Shalsi foli për një buxheti historik, i cili parashikon të shtojë investimet, konsumin dhe uljen e papunësisë.

Ndërsa demokratja Jorida Tabaku parashtroi amendamentet e pakicës, me në krye minimumin jetik. Ajo deklaroi se ky buxhet nuk adreson nevojat baze të qytetarëve.

Në tërësi, projektbuxheti i vitit 2025 pritët të votohet në seancën e 3 dhjetorit.

/abcnews.al