Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Pratos të Italisë, pasi është kapur me 3 kg kokainë dhe 19.5 kg hashash. Bashkë me të është arretsuar edhe një 22-vjeçar rumun.
38-vjeçari u ndalua në Masiano di Pistoia teksa ngiste një Porsche krejt të re me vlerë mbi 100 mijë euro, në emër të babait të tij. Brenda makinës policët zbuluan dy copa kokainë me peshë 1 kg secila, si dhe 19.5 kg. hashash, i ndarë në tableta nga 100 gram secila, shkruan ANSA.
Nga ana tjetër, rumuni u ndalua në Calenzano teksa po drejtonte makinën e tij, brenda së cilës u gjet kokainë, po ashtu me peshë 1 kg, krejtësisht identike me ato të sekuestruara shtetasit shqiptar. Mësohet se pjesa më e madhe e drogës së sekuestruar ishte e destinuar për persona që vepronin veçanërisht në sheshet e qendrës historike të Pratos ku 38-vjeçari shqiptar ishte vënë re vazhdimisht të takohej me shpërndarës të dyshuar droge.
Për më tepër, kokaina e gjetur potencialisht mund të kishte dhënë, pasi të ishte prerë dhe shitur me pakicë, rreth 700,000 euro. Lënda narkotike e sekuestruar tashmë do t’i nënshtrohet analizave për të konstatuar përmbajtjen e përbërësit aktiv, e cila supozohet të jetë veçanërisht e lartë, për të llogaritur se sa mijëra doza të vetme mund të ishin marrë nga shitja me pakicë e saj. /abcnews.al