VIDEO/ Me 7 mijë ushtarë dhe 45 anije, amerikanët zbarkojnë në ishullin e famshëm

schedule13:09 - 13 Qershor, 2022

schedule 13:09 - 13 Qershor, 2022

Mbrojtja e ishullit Gotland kundër një pushtimi të huaj dukej një nocion kaq i largët për qeverinë suedeze në fillim të shekullit, saqë ata e çmilitarizuan ishullin e detit Baltik.

Tani, Forcat e Armatosura Suedeze janë rikthyer dhe ata po bëjnë stërvitje me trupat amerikane jo vetëm se si të mbrojnë ishullin me një popullsi prej 58,000 banorësh, por si ta marrin atë nga një agresor i huaj në rast të ndonjë pushtimi.

Marinsat amerikanë kanë stërvitje desantimi në ishull dhe zbarkimi në ishull si pjesë e një stërvitjeje të NATO-s në detin Baltik.

Megjithëse stërvitja vjetore BALTOPS nuk mbahet si përgjigje ndaj ndonjë kërcënimi specifik, edicioni i këtij viti vjen mes tensioneve të rritura me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës.

Bëhet fjalë për një stërvitje në të cilën morën pjesë 7 000 ushtarë, 45 anije nga vende të ndryshme të NATO-s si edhe Suedia me Finlandën.

Pavarësisht statusit të tyre të paangazhuar, të dy vendet nordike kanë kryer stërvitje rregullisht me vendet e NATO-s dhe qeveritë e tyre vendosën që në vazhdën e luftës në Ukrainë të kërkojnë anëtarësim të plotë në aleancën ushtarake perëndimore.

“Ndihem shumë i përgatitur. Dua të them, ne kemi bërë një dislokim të madh në Gotland dhe ne do të mbrojmë ishullin, “tha koloneli suedez Magnus Frykvall, komandanti i regjimentit të ishullit, ndërkohë pajisjet ushtarake po vendoseshin në bregdet.

“Është një detyrë vërtet e vështirë për të marrë një ishull të mbrojtur.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!