Më 4 maj, kancelari gjerman Scholz pret në Berlin, Kurtin, Vuçiçin e Lajçakun

schedule14:49 - 29 Prill, 2022

schedule 14:49 - 29 Prill, 2022

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i presë në Berlin më 4 maj, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiç. Në Berlin do të jetë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, i cili do të takohet me Kurtin dhe Vuçiçin në mbrëmjen e 4 majit, shkruan Gazeta Express.

Këtë e kanë konfirmuar nga Qeveria Gjermane për Gazetën Express. “Kancelari do të mirëpresë presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në Berlin të mërkurën e ardhshme”, kanë deklaruar nga zyra për media e Qeverisë gjermane.

“Bisedimet do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE. Për të mbështetur këtë dialog të Brukselit, kancelari ka ftuar në Berlin Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak, i cili në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar”, ka shtuar një zëdhënës i Qeverisë gjermane./  Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!