Me 3 zarfat e “Big Brother” në duar, Yuri Kim e “Kosheres” i jep mesazhin Bashës, Ramës dhe Kryemadhit

schedule22:03 - 20 Qershor, 2021

schedule 22:03 - 20 Qershor, 2021

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, është interpretuar mbrëmjen e sotme në spektaklin e humorit “Kosherja”.

Ajo ka takuar nga afër tre liderat politikë kryesor shqiptarë, kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin.

Në fund pasi ka paraqitur tre zarfat nga Big Brother ‘non-grada’, Kim ka dhënë dhe një mesazh përfundimtar për të gjithë.

Të gjithë ne shohim ëndrra, por ëndrra më e bukur është ta bëjmë Shqipërinë më të denjë për të gjithë ju”, ka thënë ambasadorja.

Pjesë e dialogut:

Yuri Kim: Big Brother ‘non-grada’ ka tre zarfa for you. A jeni gati për to?

Rama: Jo, unë s’jam gati. Jam te i treti, i vërteti.

Kryemadhi: As unë nuk jam gati se e ndjej që kam më shumë për të dhënë në këtë shtëpi. Jam banore e re dhe s’jam kam marr dorën mirë akoma.

Rama: Po s’ja ka marr dorën mirë akoma. Ka zaptu një dhomë aty dhe nuk shkulet

Basha: Po ç’ju kam bërë unë i shkreti. Unë vetëm gjumë fle. l.k/abcnews.al