Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, është interpretuar mbrëmjen e sotme në spektaklin e humorit “Kosherja”.
Ajo ka takuar nga afër tre liderat politikë kryesor shqiptarë, kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin.
Në fund pasi ka paraqitur tre zarfat nga Big Brother ‘non-grada’, Kim ka dhënë dhe një mesazh përfundimtar për të gjithë.
“Të gjithë ne shohim ëndrra, por ëndrra më e bukur është ta bëjmë Shqipërinë më të denjë për të gjithë ju”, ka thënë ambasadorja.
Pjesë e dialogut:
Yuri Kim: Big Brother ‘non-grada’ ka tre zarfa for you. A jeni gati për to?
Rama: Jo, unë s’jam gati. Jam te i treti, i vërteti.
Kryemadhi: As unë nuk jam gati se e ndjej që kam më shumë për të dhënë në këtë shtëpi. Jam banore e re dhe s’jam kam marr dorën mirë akoma.
Rama: Po s’ja ka marr dorën mirë akoma. Ka zaptu një dhomë aty dhe nuk shkulet
Basha: Po ç’ju kam bërë unë i shkreti. Unë vetëm gjumë fle. l.k/abcnews.al