Me 3 kg “bar” në makinë, arrestohet 23-vjeçari në Krujë

schedule13:46 - 25 Nëntor, 2022

schedule 13:46 - 25 Nëntor, 2022

Një 23-vjeçar, i cili u kap duke transportuar kanabis, është arrestuar nga policia.

Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Bridge” u arrestua R. M., 23 vjeç, banues në Kamerras, Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte 23-vjeçari, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 3 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

/Abcnews.al/