Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në ABC ishte pjesë Elsa, vajza nga Elbasani që ka vizituar gati 1/3 e botës.
Ajo ka treguar se është e apasionuar pas udhëtimeve. Elsa tregon se në vitin 2011 zbuloi dëshirën për të udhëtuar dhe se gjithmonë ka qenë gati me valixhen për t’u nisur, ndërsa tregon se ka një agjenci marketingu në Milano.
“Nga udhëtimit ka mësuar shumë kultura. Udhëtimet s’i bëj kurrë vetëm, kam gjithmonë pranë miq. Më pëlqen më shumë të flas me njerëzit. Ajo që më ka habitur është kur mësova se fasulja në vendet e Afrikës përdorej me sheqer”, ka thënë ajo./abcnews.al/