Një 35 vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi që të futej në vendin tonë me 23 mijë euro të padeklaruara.
Sipas policisë mësohet se gjatë kontrollit në makinën e shtetasit G. M. Nga Kosova janë gjetur dhe sekuestruar 23 000 euro pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.
“Tentoi të fuste në vendin tonë, 23 000 euro pa i deklaruar konform ligjit, procedohet penalisht 35-vjeçari (shtetas kosovar) dhe sekuestrohet shuma e parave.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në kuadër të kontrolleve të mbështetura në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin G. M.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet gjetën të cilat shtetasi G. M. tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al