Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më 11 maj, votë kuq e zi”, Rama në Lushnjë: Shqipëria mund të lulëzojë këtu në mes të Evropës

schedule18:51 - 7 Maj, 2025

schedule 18:51 - 7 Maj, 2025

LUSHNJË– Kryetari i Partisë Socialiste, nga Lushnja, u shpreh se tre mandatet qeverisës nuk e kanë lodhur, por përkundrazi i kanë shtuar dëshirën për ta çuar Shqipërinë në vendin ku i takon.

Ai theksoi se Shqipëria meriton të trajtohet me dinjitetin e duhur si e barabartë mes vendeve të barabarta në Bashkimin Evropian.

“Tre mandate na kanë mësuar shumë, na kanë bindur çdo ditë e më shumë se jo vetëm që ky vend që po bëhet është një vend që mund të lulëzojë këtu në mes të Evropës dhe se ne do ta bëjmë të lulëzojë këtu në mes të Evropës, duke i dhënë atë që i ka munguar në jetë të jetëve: dinjitetin e barabartë mes vendeve me evropiane”, tha ai.

Ai theksoi se vota për 11 majin është votë për Shqipërinë dhe kërkoi që kutitë e votimit të jenë të mbushura me dashurinë për ngjyrat kuq e zi dhe fatin evropian të Shqipërisë.

“Më 11 maj të jenë më shumë se sa kurrë, votat kuq e zi në kuti. Mos u hidhni bashkë me votën në kënetë”, shtoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!