ELBASAN- Në Elbasan me kandidatët për deputetë, Edi Rama tha se shqiptaret nuk duhet të shohin majtas apo djathtas, por të zgjedhin integrimin dhe pasaportëN europiane për vetën dhe fëmijët e tyre.
Mandatin e katërt e kërkon edhe si garanci për një drejtësi europiane.
Edhe njëherë kryeministri mbrojti jo vetëm reformën në drejtësi por edhe kreun e SPAK, Altin Dumani, teksa thekson se është shumica ajo që i ka dhënë pavarësinë gjyqësorit.
Ndërsa për Sali Berishën dhe partitë e reja, të cilat i cilëson kopje të Partisë Demokratike, Rama tha se do marrin përgjigje në 12 maj, atë ditë kur edhe ekipi negociator në Bruksel do të marrë rikonfirmimin e popullit shqiptar për të çuar përpara procesin e integrimit. /abcnews.al