Një 42 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrant të paligjshëm.
Në kuadër të operacionit të koduar “Road Guard 62” është bërë i mundur ndalimi i 42 vjeçarit në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, ku duke drejtuar makinën e tij tip “Volksëagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen.
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë dhe pas ndjekjes, në afërsi të qytetit të Memaliaj, kanë ndaluar automjetin, me të cilin ky shtetas po transportonte kundrejt pagesës, 10 emigrantë nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. /abcnews.al