McLaren prezanton “bishën” e re, modeli më i fuqishëm jo hibrid

schedule14:55 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 14:55 - 23 Dhjetor, 2020

McLaren ka prezantuar “bishën” më të re e dizenjuar vetëm për tregun amerikan. Mundësohet nga një motor turbo V8 me 824 kuaj fuqi, duke e bërë motorin më të fuqishëm johibrid të McLaren.

Makina mund të arrijë një shpejtësi maksimale deri në 350 km/h, duke e bërë McLaren më të shpejtë me dy vende – F1 dhe Speedtail kanë tre vende.

Kompania do të prodhojë vetëm 15 ekzemplarë, 14 prej të cilave do të jenë të disponueshme muajin e ardhshëm. Megjithëse nuk bëhet me dije çmimi i Sabre, ka të ngjarë që makina të kapë shifrën mbi 1 milion dollarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!