Connor McGregor do të rikthehet në UFC pas më shumë se një viti mungesë. Luftëtari i njohur i arteve marciale duket se i ka lënë pas problemet jashtë oktagonit dhe ka vendosur të rikthehet sërish, kësaj radhe për t’u ndeshur me një rival të vjetër si Donald Cerrone.
McGregor pranoi për mediet se do të rikthehet në muajin janar, por nuk e zbuloi emrin e rivalit të tij. Megjithatë, gazetari Ariel Helëani arriti të zbulojë se Donald Cerrone do të jetë rivali i irlandezit.
Rikthimi i McGregor në oktagonin e UFC është pritur me shumë bujë nga të gjithë fansat e tij, që janë të shumtë në ëdo cep të botës./abcnews.al