Conor McGregor po pret me padurim që të rikthehet në ringun e UFC-së, me luftëtarin irlandez që nuk lufton që pas fitores kundër Donald Cerrone, në muajin janar. Edhe në atë ndeshje, McGregor luftoi për vetëm 40 sekonda, pasi arriti të fitojë me KO teknik.
Duke pritur ndeshjen e radhës, ylli i UFC-së ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Twitter për të dhënë disa mendime, në lidhje me kush është luftëtari më i mirë i të gjitha kohërave në sportin e arteve marciale.
Sipas McGregor, “GOAT” i UFC-së është braziliani Anderson Silva: “Numri një është Anderson Silva, ndërsa unë jam i dyti, për të mos thënë që jemi barazim për vendin e parë. Unë jam ende aktiv në sport, deri në fund të karrierës time do e kem siguruar vendin e parë, si më i miri i të gjitha kohëave”, shkroi McGregor.
Por irlandezi nuk u ndal me kaq, pasi iu thuri elozhe dhe dy luftëtarëve të tjerë, George St Pierre dhe Jon Jones, duke i renditur në vend të tretë dhe të katërt, por të barabartë./abcnews.al