Juristi Jordan Daci ka folur për çështjen “McGonigal”, duke u shprehur se në Shqipëri janë mbyllur të gjitha hetimet.
Në një lidhje me Skype për “NewsHour” në ABC News, ai u shpreh se mbyllja e çështjes me marrëveshje nënkupton se çështja mbyllet në tërësi në të gjithë elementët.
Sipas Dacit, një pjesë e akuzave kanë rënë dhe vetë prokurorët kanë rënë dakord, që mos të ngrenë akuza të tjera, por të mbeten vetëm akuza për të cilën ai është shpallur fajtor.
“Pra, në një farë mënyre është tepër e vështirë të dalë dikush në konkluzione ekzakte mbi këtë përmbajtje kur vetvetiu asnjë informacion nuk është i konfirmuar zyrtarisht, kur dosja në dallim me dosjet në Shqipëri, ruhen si sekrete hetimore. Tani lidhur me mbylljen e çështjeve, në SHBA është veçanti pasi pothuajse rreth 90% e çështjeve penale mbyllen me marrëveshje. Kjo sepse hetimi është aq i plotë sa subjektet e hetimit nuk kanë se si të kërkojnë mëshirë. Mbyllja e çështjes me marrëveshje nënkupton se çështja mbyllet në tërësi në të gjithë elementët. Në rastin konkret, është e saktë, sipas departamentit të Amerikës, ku një pjesë e akuzave kanë rënë dhe vetë prokurorët kanë rënë dakord, që mos të ngrenë akuza të tjera, por të mbeten vetëm akuza për të cilën ai është shpallur fajtor. Edhe sigurisht pritet të caktohet dënimi në shkurtin e ardhshëm dhe pritet të në maksimum deri në 5 vite dënim, por asnjëherë nuk zbatohet në rastet kur vijon procesi. Mendoj që ky rast është mbyllur një herë e përgjithmonë”, tha ai ndër të tjera./abcnews.al