TIRANË – Për analistin Skënder Minxhozi, cështja McGonigal është një fabul e komplikuar për të cilën ende nuk ka vendim në SHBA. Minxhozi tha se me këtë cështje Berisha po kërkon të tregojë se edhe Rama e ka një problem me SHBA, ashtu si edhe ai.
Minxhozi: Cështja McGonigal ku Rama nuk është i pandehur është një fabul e komplikuar duket se është një kauzë që përpiqet të krijojë balancë mes dy liderëve ku Berisha po tregon sic kam unë një problem me SHBA edhe Rama e ka. Është tkurrja e një kauze që duhet të ishte më e madhe. Procesi sapo ka nisur ne Amerikë, por nuk ka ende një verdikt.
Për analisin Edvin Kulluri, PD ende nuk e ka gjetur celësin për të treguar pse është më e mirë se PS
“Ajo që duhet ta mbajë opozitën në këtë kauzë, nuk është denoncimi i maxhorancës. Problemi është cfarë do ndryshojë kjo opozitë, pra pse është më e mirë se PS, këtë celës PD nuk po e gjen. PD po ecën në të njëjtën makinë që ka ecur në këto gropa. Protesta ca do prodhojë për 14 majin.” u shpreh Kulluri.

