McCarthy u rrëzua nga posti i kryetarit/ Kokalari: Hera e parë që në historinë e Amerikës shkarkojnë një zyrtar të tillë

schedule20:50 - 4 Tetor, 2023

schedule 20:50 - 4 Tetor, 2023

Ditën e martë, Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për të hequr Kevin McCarthy nga posti i kryetarit. Vendimi erdhi pas një kërkese nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, që kërkonin që çdo anëtar të votonte nëse dëshironin që ai të qëndronte në postin e kryetarit.

Këtë vendim e ka komentuar në “Real Story, aktivistja politike, Evi Kokalari, e cila u shpreh se nuk e priste diçka të tillë.

Sipas saj, kjo është hera e parë në historinë e Amerikës që shkarkojnë një zyrtar të tillë.

Nuk e prisja në fakt që do hiqnin McCarthy, e dija që ishte mundësia në tavolinë, po kjo është hera e parë se nuk kemi parë kurrë në historinë e Amerikës të shkarkojnë kryetarin e parlamentin, shumë më i lartë në Kushtetutën Amerikane. Më bëri përshtypje, se nuk na erdhi mirë shumë vetave dhe ne që jemi disi me rrymën Maga. McCarthy nuk mund të them që është trumpist, thjesht e mbështeti se nuk kishte zgjidhje. McCarthy është shumë diplomat, është një republikan i pasur, është një konservator dhe Matt Gaetz gjithmonë e ka akuzuar si shumë njerëz të Kongresit Amerikan që ka zbuluar Trump, që funksionojnë në bazë të lobimeve. Ai e tha dhe mbrëmë në Foltoren e Kongresit”, tha Kokalari.

Më tej, ajo shtoi: “Në zgjedhjet e 2022 McCharteri ka luftuar shumë individë që kanë qenë Maga dhe lufta nuk bëhet e drejtpërdrejt dhe bëhet kur ti si një person i një pozicioni shumë të lartë i çon lekët, donacionet e tua te kandidati që zgjedh ti. E vetmja mënyrë ishte nëse Trump e mbështeste atë person publikisht. Nga një anë, heqja e Mccharteri dhe sidomos tani që tha nuk futem më në garë, është diccka që McCharteri ndihmon kandidatën e Magës në 2024 që do futen në primare”./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!