Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

McAllister refuzon Berishën/ Nesturi: Kreu i PD nuk i hipën dot avionit të BE. Gjyli: Opozita të jetë bashkëpunuese

schedule21:03 - 18 Shkurt, 2026

schedule 21:03 - 18 Shkurt, 2026

Pamjet e molotovëve dhe fishekzjarreve drejt godinës së Qeverisë kanë shqetësuar delegacionin prej 9 anëtarësh të Parlamentit Europian gjatë vizitës në Tiranë, në kuadër të procesit të integrimit. Për shkak të situatës së tensionuar, kreu i delegacionit shmangu një takim me liderin e opozitës, Sali Berisha.

E ftuar në “Real Story” në ABC News, Arsejda Gjyli tha se mesazhi i BE-së ishte i qartë: opozita duhet të jetë pjesë e procesit të integrimit dhe jo e destabilitetit. Analistët Roland Bejko dhe Plator Nesturi theksuan se përgjegjësia për klimën politike bie mbi opozitën, ndërsa integrimi kërkon bashkëpunim institucional dhe politik.

Arsejda Gjyli: Ishte shumë taktike lëvizja. Ka një lloj diskrecioni në përgjithësi, është në saj të integrimit. Kjo vjen në kuadër të procesit të integrimit. Vjen në raportin e negocimit dhe të ecurisë së Shqipërisë. Thanë që opozita duhet të jetë palë e procesit të integrimit, jo të destabilitetit duke përdorur molotovët. Pesha më e madhe ra mbi liderin e opozitës, për të më tepër që refuzuar që ta takonin.



Roland Bejko: Konfirmuan gjithë dilemën që kemi pasur ne. Në SHBA non grata dhe në BE non grata.

Arsejda Gjyli: Kjo tregon që pesha e përgjegjësisë nuk është vetëm te integrimi, por që këtu duhet të ketë një bashkëpunim, si në reformën zgjedhore. Përgjegjësia bie mbi vetë opozitës që nuk po krijon bashkëpunojë me Berishën.

Plator Nesturi: Thelbi i vërtetë është që Berisha nuk i hipën dot avionit të BE. Por PD duhet të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi. Unë  ndoqa me vëmendje edhe vizitën që bëri në Malin e Zi, deklaratat ishin të ngjashme, edhe atje ka një krizë politike, ka hetime dhe ka një monitorim të ngushtë nga ana e strukturave të BE në lidhje se me çfarë po ndodh atje. Ajo që ishte e veçantë ishte, që presidenti i Malit të Zi kishte një rol shumë aktiv, me presion edhe ndaj Parlamentit. Kurse, ne sot patëm për herë të parë një deklaratë nga Presidenca, që nuk ishte asnjë deklaratë, sa u takon ndryshimeve të Kodit Penal. Ndërkohë që duhet të ketë një prononcim dhe diçka më konkrete. Vetë Presidenti duhet të jetë pak më aktiv.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!