Njëzëri, Parlamenti Europian në mbështetje të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Komiteti i Jashtëm u mblodh në Bruksel për të diskutuar draftrezolutën.
Kryetari i Komitetit, eurodeputeti i djathtë McAllister mori fjalën i pari. Sipas tij, Shqipëria ka ecuri të mirë. Sa për politikën e Tiranës kishte një apel, për mazhorancën të lërë hapësira, për opozitën të lërë molotovët e të ulë kokën.
“Javën e shkuar ishim në Shqipëri, për të parë nga afër situatën. Ndërkohë që Shqipëria ka hapur negociatat, ne mbështesim ecurinë. Shqipëria duhet të punojë edhe më shumë teksa vendin hyn në fazë të rëndësishme. Mazhoranca të krijojë hapësira, opozita nga ana e saj të jetë koperative. Protestat e dhunshme nuk janë të pranueshme në një shoqëri demokratike” tha McAllister, kryetar i komitetit të jashtëm të PE.


