Tjetër thirrje e ndërkombëtarëve, Mcallister: I shqetësuar nëse votohet Kodi pa pritur “Venecian”

schedule17:47 - 28 Tetor, 2020

schedule 17:47 - 28 Tetor, 2020

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David Mcallister ka reaguar në lidhje me votimin, ditën e nesërme të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Në një postim në Twitter, Mcallister  shkruan se është ekstremisht i shqetësuar që, po injorohen thirrjet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe nesër votohen në Parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

Postimi i plotë

“Shumë i shqetësuar se, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, që kërkojnë të pritet një mendim i Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të # Shqipërisë është caktuar për nesër.

Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të përkeqësojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive në përpjekjet për të hapur konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.”

Kujtojmë se të martën, kryeministri Edi Rama deklaroi se Parlamenti do të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor pa qenë nevoja të pritet një mendim nga Komisioni i Venecias./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!