Mbytja e jahtit luksoz në Siçili me 7 viktima, autoritetet italiane nisin hetimet

schedule12:21 - 24 Gusht, 2024

schedule 12:21 - 24 Gusht, 2024

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për vrasje nga pakujdesia, pas fundosje së jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë, ku humbën jetën tragjikisht 7 persona, mes tyre edhe manjati britanik të teknologjisë, Mike Lynch.

Kryeprokurori italian në një konference për shtyp sqaroi se prokuroria është duke hetuar aktualisht mbi një “hipotezë krimi” për vrasje nga pakujdesia, megjithëse nuk po  heton asnjë person konkret për momentin. Ai deklaroi se  hetimi është në fazë të hershme dhe nuk përjashton asgjë në këtë pikë.

Vajza 18-vjeçare e Lynch (linç), Hannah, ishte gjithashtu mes atyre që vdiqën kur anija 56 metra e gjatë, u përmbys gjatë një stuhie të egër para agimit të hënën.

Pesëmbëdhjetë njerëz mbijetuan, duke përfshirë gruan e manjatit britanik, kompania e të cilit zotëronte jahtin Bayesian.

Kapiteni James Cutfield dhe të mbijetuarit e tjerë janë marrë në pyetje nga roja bregdetare në emër të prokurorëve. Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht se si u mbyt anija.

Mbytja ka habitur ekspertët e marinës detare të cilët thonë se një varkë si Bayesian, e ndërtuar nga prodhuesi italian i jahteve të nivelit të lartë, Perini, duhet t’i kishte rezistuar stuhisë dhe në çdo rast nuk duhet të ishte fundosur aq shpejt sa ndodhi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!