Mbytet një peshkatar në liqenin e Pogradecit

schedule10:31 - 2 Janar, 2019

schedule 10:31 - 2 Janar, 2019

Një peshkatar ka humbur jetën në liqenin e Pogradecit. Ende nuk ka të dhëna për rrethanat e ngjarjes, por familjarët kanë thënë se ai ishte larguar për peshkim prej tre ditësh kurse denoncimi është bërë mbrëmjen e së martës.

Në Pogradec kanë shkuar polumbarë të forcave RENEA, të cilët do bëjnë të mundur gjetjen e nxjerrjen e trupit. I zhdukuri është një 59-vjeçar nga Memlishti, i cili dilte shpesh me varkën e tij në liqen. Për të janë angazhuar edhe 20 peshkatarë me varka, të cilët sikurse 59-vjeçari dalin çdo ditë për gjueti.

Peshkimi mbetet një profesion i vështirë edhe në një qytet liqenor si Pogradeci. Moti e kushtet modeste të punës për të siguruar jetesën, e bëjnë peshkimin një profesion të rrezikshëm. Vetëm pak ditë më parë, dy peshkatarë të tjerë humbën jetën, duke u mbytur në rezervuarin e Bradomirës, në Pogradec./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!