Mbytet anija me turistë në Egjipt/ Zhduken 45 persona, marina dhe helikopterët vendosen në kërkim

schedule12:48 - 25 Nëntor, 2024

schedule 12:48 - 25 Nëntor, 2024

Mediat britanike njoftuan se një anije me 45 persona u mbyt pranë resortit egjiptian Marsa Alam në bregun perëndimor të Detit të Kuq.

31 persona janë ende në kërkim, njoftojnë mediat.

Anija “Si stori” transportoi turistë në kuadër të një turi zhytjeje në Detin e Kuq. Anija lundroi nga porti i Porto Ghalib më 24 nëntor dhe supozohej të kthehej në Hurghada më 29 nëntor.

Megjithatë, rreth orës 5:30 me orën lokale të mëngjesit të sotëm, një telefonatë fatkeqësie u dërgua nga anija. Anija më pas u zhduk nga radarët dhe kontakti u humb.

Në bord ndodheshin gjithsej 45 persona, nga të cilët 31 ishin turistë nga vende të ndryshme dhe 14 anëtarë të ekuipazhit.

Helikopterët dhe marina egjiptiane po kërkojnë në det për të shpëtuar të mbijetuarit. Sipas mediave lokale, disa turistë nga anija e fundosur u shpëtuan pranë bregut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!