Mbytet anija me emigrantë, 4 viktima dhe 11 të humbur

schedule13:56 - 21 Janar, 2022

schedule 13:56 - 21 Janar, 2022

Katër persona kanë humbur jetën pas fundosjes së një anijeje me emigrantë në qytetin tunizian Sfax, sipas autoriteteve të vendit. Viktimat ishin tunizianë ndërkohë midis tyre ishte  një vajzë 10 vjeçare Njëkohësisht vijojnë hetimet për 11 të humbur.

Sipas dëshmitarëve, në bord ndodheshin 32 emigrantë, të gjithë tunizianë, ndërkohë  21 prej tyre fatmirësisht kanë shpëtuar. Sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNCHR), më shumë se 2,500 persona janë zhdukur gjatë vitit 2021 duke u përpjekur të arrinin në Europë përmes Mesdheut.

Nga më shumë se 115,000 emigrantë që mbërritën në Europë vitin e kaluar, më shumë se 20% ishin nga Tunizia. Vendi, i cili ishte djepi i Pranverës Arabe në vitin 2011, po kalon një krizë të rëndë politike pas vendimit të Presidentit Kais Sayed më 25 korrik për të marrë të gjithë pushtetin, duke rrëzuar kryeministrin e atëhershëm dhe duke pezulluar veprimtaritë e  parlamentit.

/abcnews.al