EMRI/ Pësoi atak sapo hyri në det, ndërron jetë 20-vjeçari në plazhin e Velipojës

schedule10:53 - 25 Korrik, 2023

schedule 10:53 - 25 Korrik, 2023

SHKODËR- Mbytet një 20-vjeçar nga Shkodra në plazhin e Velipojës. Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se i riu Arlind Sylia është nxjerrë nga uji në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Menjëherë ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetesore të Velipojës duke i dhënë ndihmën e parë, por 20-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë. Paraprakisht dyshohet se i riu ka pësuar arrest kardiak.

Ky nuk është rasti i parë që një pushues humb jetën në plazhet tona. Dy javë më parë, u shënua një tjetër ngjarje e rëndë në plazhin Vilë-Boshtovës. Babai dhe dy djemtë e tij të mitur u mbytën në det. / n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!