“Mbytën” Europën në kokainë kolumbiane, arrestohen dy shqiptarë në Itali

schedule12:02 - 23 Janar, 2021

schedule 12:02 - 23 Janar, 2021

Karabinierët italianë kapën në Pesaro dy shqiptarë, të cilët akuzohet se kanë transportuar sasi të mëdha lënde narkotike e llojit kokainë në vende të ndryshme të Europës.

Ansa” raporton se në momentin e arrestimit dy shqiptarëve iu është kapur edhe një sasi prej 14 kilogram kokainë, ndërsa grupi operonte me qendër të Belgjike.

Autoritetet italiane u vunë në lëvizje pas informacioneve prej homologëve të tyre belgë në lidhje me aktivitetin e shqiptarëve.

Belgët kishin kryer një operacion të ngjashëm në dhjetor të vitit të shkuar ku u arrestuan edhe disa shqiptarë të tjerë për të njëjtën veprimtari të jashtëligjshme.

Grupi i shqiptarëve lëvizte lëndën narkotike nga Belgjika për në në Gjermani, Francë dhe Itali, përmes përdorimit të automjeteve të pajisura me fund të dyfishtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!