Abissnet Superiore mbyllet me ndeshje për kartolinë! Derbi i kryeqytetit është ndeshja që do të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, të enjten prej orës 19:45 në stadiumin “Air Albania”.
Partizani pritës, Tirana mysafire: objektivi një, fitorja. Gjithsesi java nis të mërkurën me një tjetër derbi, mes Laçit e Kastriotit. Kurbinasit duan ta mbyllin me fitore, që do të përkonte me të pestën radhazi.
Po të mërkurën ka një tjetër duel interesant, mes Dinamos e Skënderbeut që luftojnë për t’i ikur fundit të tabelës. Kjo ndeshje luhet në orën 16:45. Më pas të enjten, para derbit, janë dy ndeshje të tjera për t’u parë.
Sigurisht që vëmendjen kryesore e merr Vllaznia-Kukësi, që do tentojnë të bëhen anti-Tirana. “Loro Boricci” i hap dyert për këtë ndeshje prej orës 16:45, ndërkohë që në njëjtën orë luhet edhe Teuta-Egnatia, me durrsakët të dënuar për të marrë tre pikët pas humbjes së djeshme ndaj kryesuesve të kampionatit. / abcnews.al