Për gazetarin Ilir Ikonomi, i cili ka punuar per tre dekada te Zëri Amerikës, mbyllja e kësaj medie, është një lajm i trishtueshëm. Ndonëse deri tani nuk bëhet fjalë për mbyllje, pasi nuk ka një vendim të Kongresit Amerikan, studiuesi Ilir Ikonomi, e shikon si axhendë të Presidentit të SHBA.
“Është diçka e trishtueshme për mua, por Presidenti Trump ka axhendën e tij, është i zgjedhur ka një mandat për të bërë ndryshime dhe reforma dhe ne ende nuk e dimë se si do të përfundojë kjo. Ai nuk e ka mbyllur ligjin e Amerikës se ka një ligj të Kongresit, duhet të kalojë nëpër kongres, nësë ai ka ndërmend ta mbyllë”.
Gazetari Ikonomi, këto reforma te Presidentit ku perfshihet dhe Zeri Amerikës, i sheh vetëm në aspektin ekonomik. Sipas tij, Amerika ka nje borxh te jashtem prej 36 trilion dollare. Per shlyerjen e tij nevojiten reforma te thella, ku kryesorja mbeten shpenzimet e brendshme, te cilat do shoqëroheshin me shkurtime në administratë.
“Në fakt tani për tani ata po bëjnë shkurtime në kuadrin e shkurtimeve të përgjithshme të administratës amerikane, për të shkurtuar, në përgjithësi për të ulur borxhin e jashtëm amerikan, që është 36 trilionë dollarë. Sipas Trump nuk ka rrugë tjetër Amerika, vetëm të bëjë shkurtime të tilla.”
Ilir Ikonomi i bëri këto deklarime nga Korça, ku ishte i ftuar nga Universiteti Fan Noli për të folur për studimet e tij lidhur me dy kolosët e mendimit shqiptar, Fan Noli e Mit’hat Frashëri.